Terririzojnë banorët duke qëlluar me kallashnikov, arrestohen 2 të rinjtë shkodranë (me pranga e shkop gome të policisë)

19 Prill 2020, 10:44| Përditesimi: 19 Prill 2020, 10:47

  • Share

Dy të rinj u arrestuan nga policia në Shkodër, pasi qëlluan me armë zjarri në ajër duke përhapur panik tek banorët e zonës. Përmes një njoftimi zyrtar, policia thotë se finalizoi operacionin "Livadhi" duke vënë në pranga L. A., 18 vjeç dhe K. G., 19 vjeç, të dy banues në qytetin e Shkodrës.

Po ashtu, u sekuestruan dy armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), municion luftarak dhe pranga e shkop gome si ato që përdor Policia.

Policia mori njoftim në fshatin Kuç të Njësisë Administrative Gur i Zi, në një livadh kishte të shtëna me armë zjarri, ku falë veprimeve hetimore u bë e mundur gjatja e armës së zjarrit kallashnikov, të cilën e kishin fshehur në një livadh në afërsi të lumit Drin.

Operacioni vijoi me kontrollin e banesave të të rinjve, ku në shtëpinë e K. G, u gjet një armë zjarri pistoletë, dy karikatorë automatiku me fishekë dhe 410 fishekë luftarak. Ndërsa në banesën e L. A., Policia gjeti një palë pranga dhe një shkop metalik me hapje, si ato që përdorin forcat e rendit.

Të dy do të hetohen nga Prokuroria e Shkodrës për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 19/04/2020 16:41

    18-19 vjec bajga, imagjinoni ç super bajga e funderrina do të jene kur të behen nga 35-40 vjec. Prandaj derrmojini brenda të shpëtojë vendi!

    Përgjigju
  • Kush mban pergjegjesi per Armet. !: 19/04/2020 14:38

    Ha do te ulet ne kariget perpara Drejtesise , Kriminelet qe Ju dhane Urdher per hapjen e Depove,,dhe mijrave te vrare,dhe Mijra Njerez qe Terrorizijne Popullin e thjeshte.. Ha do te veproje Dejtesia meqe eshte ngrutur. SPAK ! nga USA dhe. Evropa. !

    Përgjigju
  • Kuçjani: 19/04/2020 11:13

    Bravo policis per arrestimin rrekord te ketyre plehrave,qe nete ardhmen bohen burim krimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?