Sport

‘Terminatori’ Ronaldo nuk lë rekord pa thyer, tani bëhet i vetmi në botë me më shumë gola në Europian dhe Botëror

23 Qershor 2021, 22:06| Përditesimi: 23 Qershor 2021, 22:07

  • Share

Cristiano Ronaldo nuk ndalet së thyeri rekorde. Pasi në përballjen e parë u bë golashënuesi më i mirë i historisë në Europian duke kaluar Mishel Platinin mbrëmjen e sotme ai ka vendosur një tjetër rekord.

CR7 me golin kundër Francës u bë golashënuesi më i mirë në Europian dhe Botëror së bashku, duke lënë pas Miroslav Klosen. Ky i fundit, ish-golashënuesi i Gjermanisë, ishte në kuotën e 19 golave, ndërsa Ronaldo ka shkuar në 20.

Jo vetëm kaq, por Ronaldo ka lënë pas edhe një detaj jo pozitiv në karrierën e tij. Për herë të parë ai sonte ka gjetur rrugën e rrjetës edhe me Francën, një kundërshtar të cilit nuk i kishte shënuar kurrë më parë. E njëjta gjë ndodhi edhe pak dit më parë kundër Gjermanisë.

 

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?