Tërmeti tragjik në Turqi, gazetari për Report Tv: Familjarët presin në ankth nëse do i shohin të gjallë të afërmit e tyre! As hoteli ku fle s’është i sigurt

13 Shkurt 2023, 12:49| Përditesimi: 13 Shkurt 2023, 12:55

  • Share

TURQI- Një javë pas tërmetit tragjik në Turqi, gazetarët vijojnë të tregojnë tmerret që u duhet të përballen në terren. Shifrat alarmante kanë bërë që banorët të humbin shpresën. Në një intervistë për Report Tv me Nertil Agalliun, gazetari Sylejman Kllokoqi rrëfen se me sa tension përballen të gjithë ekipet e kërkim-shpëtimit që kanë shkuar në terren për të dhënë ndihmë teksa përballen me tensionin e madh teksa familjarët presin me ankth nëse i kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat të afërmit e tyre.

“Çdo ditë jemi duke tërhequr nga 10 deri në 15 trupa. Është një tension i madh, familjarët rrinë e presin me shpresë. Mbrëmja është ftohtë, pas disa ditësh ata presin lajmet e këqija dhe janë të zhgënjyer. Dhe ka një tension i madh. Ditën e sotme s’ka lejuar kamerat, por është e kuptueshme se ka familje që kanë humbur nga 7 deri në 8 anëtarë. Numri çdo ditë po rritet, është një gjendje shumë e rëndë. Në këto 6 qytete ka rënë tërmeti janë shumë të populluara. Pallatet këtu kanë qenë 15 kate të larta. Nga 10 janë rrënuar tre, secila është e dëmtuar. Unë në hotelin ku fle, edhe në hotele 50% është i dëmtuar. Por 50% i dëmtuar, prapë ka rrezikshmëri të lartë.

Pyetje: A ka ende shpresë?

Ka, por dita ditës është duke humbur. Shkenca thotë se mund të jetojnë njerëz pa bukë e ujë, por vështirë të ndodhë, vështirë është shpresën e kemi të Zoti.

Kur po bisedoj sidomos me recepsionist, i pyes unë po fle këtu po a kam siguri, të gjithë kanë një përgjigje “Alllahu ju ndihmoftë.”  (...)

Unë mendoj se kjo ka ndodhur për shkak të pallateve shumë të larta.”- u shpreh ai për Report Tv.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?