Tërmeti tragjik në Turqi, 23-vjeçari që shpëtoi nga rrënojat e një pallati pas 63 orësh: Më shpëtoi filmi

7 Mars 2023, 22:42
  • Share

Një 23-vjeçar që ka mbijetuar nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë ka rrëfyer për mediat se si ka arritur të mbijetojë nën rrënoja. Gürkan Öztürk u nxor nga rrënojat e një pallati pesëkatësh në Hatay pas 63 orësh.

23-vjeçari ka rrëfyer se suksesi i tij që nbijetoi në rrënoja ishte gjakftohtësia por edhe filmat që kishte parë e kishin ndihmuar që të shpëtonte.

“Shoh filma, të cilët më mësojnë se çfarë duhet të bëjë kur jam në një situatë të vështirë. Grupet e kërkim-shpëtimit nxorën trupat e pajetë të 23 personave nga rrënojat e pallatit. Vetëm unë arrita të mbijetoj”, u shpreh 19-vjeçari.

“Nuk mendoj se të fillosh të qash do zgjidhësh gjë, njerëzit që veprojnë me gjakftohtësi janë më të suksesshëm”.

Filmi “San Andreas Fault”, ka thënë 19-vjeçari  se i ka dhënë një ndihmë të madhe, film i cili flet për një tërmet të fuqishëm që godet Amerikën.

“Filmi më bëri të mendoj ftohtë. Sapo ndjeva tërmetin  u shtriva buzë krevatit. Njerëzit vdiqën duke tentuar të arratisen nga korridori. Unë qëndrova i shtrirë dhe arrita të mbijetojë”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?