Më shumë se 500 njerëz janë vrarë në dy vende pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.9 goditi Turqinë jugore herët të hënën.
Të paktën 284 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,300 janë plagosur në Turqi, sipas nënpresidentit të vendit Fuat Oktay.
Në Siri, të paktën 237 njerëz u vranë dhe 639 u plagosën, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi dhe Siri tani është të paktën 521.
Lajmi kryesor:
Tërmete të fuqishme trondisin Turqinë! Mbi 3700 viktima e mbi 14000 të plagosur! Mijëra të tjerë nën rrënoja! Erdogan shpall 7 ditë zie! Toka lëviz 3 metra (VIDEO+ FOTO)
//ReportTv.al