Tërmeti, rikualifikohet lagjja me 25 pallate në Kamëz! Treg i ri fruta-perimesh, 29 shkolla e kopshte

13 Maj 2022, 13:55| Përditesimi: 13 Maj 2022, 13:58

  • Share

Kryeministri Edi Rama pa nga afër përfundimin e rikualifikimit të një lagjeje të dëmtuar nga tërmeti në Kamëz. Mes batutave me kryebashkiakun Rakip Suli dhe banorë të zonës, suprizë në kafe ishte dhe ish-deputeti i LSI-së Ylli Shehu, që garoi me socialistët më 25 prill.

Një bllok banimi në Kamëz ka marrë pamje të re përmes rikualifikimit urban pas dëmeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kryeministri Edi Rama pa nga afër përfundimin e punimeve, duke vlerësuar që 25 pallatet kanë një sistem të ri veshjeje me kursim energjie, depozita uji të qendërzuara poshtë dhe hapësira publike për komunitetin.

“Këtu gjithçka pas orës 7 mbyllej. Tani pas investimi ke familjarë që dalin deri në 11 të darkës, fëmijët duke luajtur. Ka marrë jetë biznesi dhe gjithë zona”, tha kryebashkiaku Suli.

Në kafen mes bllokut të banimit, surprizë ishte ish-deputeti i LSI-së, Ylli Shehu. Kamza është drejt përfundimit të ndërtimit të 29 shkollave dhe kopshteve. I shoqëruar dhe nga drejtori i përgjithshëm i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, Rama pa nga afër dhe  tregun e ri të fruta-perimeve.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • paulin: 13/05/2022 15:13

    lagje madheshtore, duket shum bukur, i paska dhe te gjitha gjerat e nevojshme aty afer, hapsirrat publike jan tejet te rendesishme dhe ju keni menduar dhe per to. bravo per punen e realizuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?