Tërmeti/ OKB miraton 25 milionë dollarë fond shtesë për Sirinë

13 Shkurt 2023, 12:54| Përditesimi: 13 Shkurt 2023, 13:00

  • Share

Fondi i urgjencës i OKB-së lëshon një shtesë prej 25 milionë dollarësh për të rritur reagimin ndaj tërmeteve në Siri. Këto fonde shtesë nga Fondi Qendror i Kombeve të Bashkuara për Reagimin Emergjent (CERF) do të synojnë të adresojnë disa nga nevojat më urgjente të qindra mijëra njerëzve të prekur nga tërmetet.

Kushtet humanitare në Siri po përkeqësohen. Nevojat janë në nivelin më të lartë që nga fillimi i konfliktit, mes burimeve në pakësim dhe kushteve të motit të ftohtë. Frika më e madhe që është shtuar së fundmi është shpërthimi i  kolerës  për shkak se nuk ka vende mjaftueshëm ku të varrosen të vdekurit dhe ka ndihma të pakta humanitare që ndihmojnë në mbajtjen e higjenës.

"Ne po përgjigjemi sa më shpejt që të mundemi për të ndihmuar popullin e Sirisë, i cili tashmë ka kaluar kaq shumë. Ne e vlerësojmë mbështetjen dërrmuese nga e gjithë bota për të mbështetur përpjekjet e kërkim-shpëtimit" tha shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths

Granti shtesë pason 25 milionë dollarët e lëshuar në fillim të kësaj jave për përpjekjet e reagimit në rajon duke e çuar shumën totale të lëshuar nga CERF për operacionet e reagimit emergjent në rajon në 50 milionë dollarë në vetëm pak ditë.


Lajmi kryesor:

Tërmeti tragjik në Turqi e Siri, thellohet bilanci i viktimave mbi 37 mijë të vdekur, BE ofron mbështetje shtesë për të mbijetuarit


F.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?