Tërmeti në Tajvan/ Infermieret ‘heroina’ vrapojnë për të shpëtuar foshnjat në inkubator (VIDEO)

5 Prill, 22:24| Përditesimi: 5 Prill, 22:31

  • Share

Pamjet e shumta gjatë dhe pas tërmetit të fortë që goditi Tajvanin më 3 prill 2024 reflektojnë reagimet diverse të njerëzve në rrethana frike dhe kaosi.

Së fundmi, një video e marrë na kamerat e brendshme të sigurisë në një maternitet tregojnë momentin heroik dhe shumë prekës, ku 4 infermiere tentojnë të shpëtojnë foshnjat që ishin në inkubator.

Deri tani janë konfirmuar të paktën 9 viktima ndërsa rreth 800 persona kanë mbetur të plagosur.

Mediat raportojnë se gati 127 persona janë ende mes rrënojave të godinave të shembura nga tërmeti që goditi bregdetin lindor të Tajvanit, ndërsa rreth 87mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

 

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?