Foto nga tërmeti në Kinë

Tërmeti në Kinë, 149 viktima, dy të zhdukur dhe 145 mijë persona të zhvendosur

25 Dhjetor 2023, 09:31| Përditesimi: 25 Dhjetor 2023, 09:32

  • Share

Ka shkuar në 149 numri i viktimave nga tërmeti në Kinë. Ndonëse ka kaluar 1 javë nga tërmeti, që goditi një rajon të largët dhe të varfër veriperëndimor të vendit aziatik, dy persona rezultojnë ende të zhdukur, sipas zyrtarëve shtetërorë.

Tërmeti goditi provincat Gansu dhe Qinghai, ku jetojnë shumë anëtarë të pakicës etnike kryesisht myslimane Hui, raporton Protothema.

Provinca e parë u godit më rëndë: më shumë se 200 mijë shtëpi u shkatërruan dhe 15 mijë të tjera janë nën kërcënim në Gansu, sipas raporteve të mediave shtetërore kineze.

Tërmeti zhvendosi 145 mijë banorë dhe plagosi 781 të tjerë, sipas shifrave të fundit nga autoritetet deri më 22 dhjetor. Ky është tërmeti më vdekjeprurës në vendin aziatik që nga ai në provincën Yunnan (jugperëndim) në vitin 2014, kur autoritetet numëruan më shumë se 600 të vdekur.

Tërmetet e forta dhe shkatërruese janë mjaft të zakonshme në Kinë. Në gusht, një tërmet me magnitudë 5.4 në Kinën lindore plagosi 23 persona dhe shkatërroi dhjetëra ndërtesa.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?