Tërmeti në Indonezi/ Rritet numri i viktimave, mijëra njerëz mbesin pa shtëpi

22 Nëntor 2022, 12:18| Përditesimi: 22 Nëntor 2022, 12:20

  • Share

Banorët e qytetit Sianjur në Java perëndimore të Indonezisë po përjetojnë orë dramatike pas tërmetit që goditi vendin ditën e djeshme. Numri i të vdekurve u rrit në 268, tha qeveria lokale në një postim në Instagram.

Sipas autoriteteve lokale, 151 persona janë ende të zhdukur dhe 1000 janë plagosur, ndërsa 7060 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, raporton CNN.

Punonjësit e shpëtimit në Indonezi po punojnë pa ndërprerje për të arritur tek njerëzit ende të bllokuar nën rrënoja.

Një zëdhënës i policisë, tha se qindra oficerë policie po bashkoheshin me përpjekjet e shpëtimit më afër epiqendrës së tërmetit me magnitudë 5.6 ballë. Qyteti me 175,000 banorë ndodhet në një zonë malore të Java perëndimore, provinca më e dendur e populluar e Indonezisë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?