Tërmeti në Indonezi/ Dy ditë nën rrënoja, shpëtohet 5-vjeçari

24 Nëntor 2022, 11:38| Përditesimi: 24 Nëntor 2022, 11:41

  • Share

Në Indonezi, një tërmet me magnitudë 5.6 vrau 271 persona, por një mrekulli ka ndodhur pasi ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin të gjallë nga rrënojat një djalë 5-vjeçar.

Pas shpëtimit të 5-vjeçarit, ngjalli shpresat se mund të gjenden edhe persona të tjerët të gjallë nën rrënojat e ndërtesave që u shembën kur ra tërmeti, raportojnë mediat e huaja.

Videoja e momentit të shpëtimit të 5-vjeçarit është bërë virale, ku shihen ekipet e shpëtimit duke e nxjerrë nga rrënojat, ku mbijetoi pa ushqim dhe pa ujë.

Agjencia e Indonezisë për Reagimin ndaj Fatkeqësive (BNPB) tha më 23 nëntor, se shpëtimtarët gjetën 5-vjeçaren Azka Maulana Malik, një e mbijetuar nga mbeturinat e tërmetit në fshatin Nagrak, Cugenang, qyteti Cianjur. Provinca Java Perëndimore e këtij vendi.

Tërmeti ka ndodhur teksa ai ishte duke parë televizor me nënën e tij. Në atë kohë në shtëpi ishin gjithsej 5 persona, por vetëm 2 persona kanë mbiejtuar, Azka dhe gjyshi i djalit. Djali dhe Azka po trajtohen në spital.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?