Një zonjë duke gërmuar në rrënojat e një ndërtese që u shemb nga tërmeti

Tërmeti në Afganistan, Talebanët kërkojnë ndihmën e ndërkombëtarëve

23 Qershor 2022, 10:17| Përditesimi: 23 Qershor 2022, 10:20

  • Share

Sistemi shëndetësor i Afganistanit po përballej me kolapsin edhe para katastrofës por sot ai është në momentin e tij më të vështirë, me ilaçe që mungojnë dhe pa infrastrukturën e nevojshme është shumë e vështirë dhënia e ndihmës ndërkohë autoritet bëjnë thirrje për ndihmë.

Autoritetet talebane kanë bërë thirrje për më shumë ndihmë ndërkombëtare. Rrjetet e komunikimit janë gjithashtu të goditura keq.

"Ne nuk mund të arrijmë në zonë, rrjetet janë shumë të dobëta," tha një zëdhënës i talebanëve nga Reuters.

Kombet e Bashkuara janë ndër ato që përpiqen të ofrojnë strehim urgjent dhe ndihmë ushqimore për zonat e largëta në provincën Paktika të goditur më keq.

Të mbijetuarit dhe shpëtuesit i kanë thënë BBC-së për fshatrat e shkatërruar plotësisht pranë epiqendrës së tërmetit, për rrugët e rrënuara dhe kullat e telefonave celularë - dhe për frikën e tyre se numri i të vdekurve do të rritet më tej. Rreth 1,500 njerëz u plagosën gjithashtu, thonë zyrtarët.

Tërmeti më vdekjeprurës që goditi vendin në dy dekada është një sfidë e madhe për talebanët, lëvizjen islamike e cila rifitoi pushtetin vitin e kaluar pas rënies së qeverisë së mbështetur nga perëndimi.

Tërmeti goditi herët të mërkurën rreth 44 km (27 milje) nga qyteti i Khost dhe lëkundjet u ndjenë deri në Pakistan dhe Indi.

Afganistani është në mes të një krize humanitare dhe ekonomike, dhe Abdul Qahar Balkhi, një zyrtar i lartë i talebanëve, tha se qeveria ishte "e paaftë financiarisht të ndihmojë njerëzit në masën që është e nevojshme".

Kreu i OKB-së, António Guterres tha se agjencia ishte "mobilizuar plotësisht" për katastrofën. Ekipet shëndetësore, furnizimet mjekësore, ushqimi dhe strehimoret e urgjencës ishin rrugës për në zonën e tërmetit, thanë zyrtarët e OKB-së.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?