Solidaritet dhe gatishmëri për të ndihmuar ka shprehur edhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak. Në Twitter ai shkruajti se Britania është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj në çdo mënyrë që mundet.
"Mendimet e mia janë me popullin e Turqisë dhe Sirisë këtë mëngjes, veçanërisht me ekipet e shpëtimit, të ndihmës së parë, që punuan me kaq guxim për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nga tërmeti. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë që mundet," shkroi në Tëitter kryeministri britanik Rishi Sunak.
Lajmi kryesor:
Tërmeti shkatërrues, e gjithë bota pranë popullit turk dhe atij sirian! Nisen grupet e para të shpëtimit! Mesazhet e solidaritetit të udhëheqësve botëror
F.D/ReportTv.al