Tërmeti i fuqishëm 7 ballë godet brigjet e Japonisë, qytetarët të friksuar nga cunami

14 Shkurt 2020, 03:29| Përditesimi: 14 Shkurt 2020, 09:28

  • Share

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ballë ka goditur brigjet veriore të Japonisë. Zyrtarët bëjnë me dije se nuk ka raporte për dëme serioze ose lëndime, si dhe nuk ka rrezik për një cunami. Sqarimi u bë pasi qytetarët i frikësoheshin një cunami të mundshëm pas shkallës së madhe goditse të tërmetit.

Agjensia meteorologjike e Japonisë thotë se tërmeti i fuqishëm, me një thellësi 60 kilometra (100 milje), e kishte epiqendrën nën sipërfaqen e oqeanit larg bregut verilindor të ishullit Hokkaido.

Ndërkaq, zyrtarët konfirmojnë se nuk ka mundësi që tërmeti të shkaktojë lëndime ose dëme për shkak të thellësisë dhe distancës së tij nga bregu.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?