Tërmeti i fuqishëm në Turqi, kancelari gjerman Scholz: Jemi pranë popullit turk!

6 Shkurt 2023, 11:44| Përditesimi: 6 Shkurt 2023, 11:45

  • Share

1675585319_download1.jpg

Kancelari Olaf Solz shprehu dhimbjen e tij për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri dhe premtoi  të dërgojë ndihma në zonat e prekura.

“Numri i të vdekurve është ende në rritje. U shprehim ngushëllime të afërtme dhe lutemi për personat e bllokuar në rrënoja. Ne do të dërgojmë ndihmë, tha kancelari gjerman në një mesazh në Tëitter

Ministrja e Jashtme Analena Burbok gjithashtu postoi një mesazh në Tëitter duke dhënë mbështetjen e saj për familjarët e viktimave.

“Mendimet e mia janë me familjet e viktimave të këtyre tërmeteve të tmerrshëm dhe me të gjithë ata që janë të shqetësuar për familjet, miqtë dhe fqinjët e tyre”, tha Burbok në postimin e saj.


Lajmi kryesor:

Tërmeti shkatërrues, e gjithë bota pranë popullit turk dhe atij sirian! Nisen grupet e para të shpëtimit! Mesazhet e solidaritetit të udhëheqësve botëror


F.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?