Tërmeti i fuqishëm godet Turqinë, dëmtohet kulla e vëzhgimit, plagosen tre persona

14 Qershor 2020, 18:32| Përditesimi: 14 Qershor 2020, 18:33

  • Share

Një tërmet me magnitudë 5.7 ka goditur krahinën lindore të Bingolit në Turqi. Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti u regjistrua pasditen e sotme në orën 5:25.

Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu, një kullë vëzhgimi u dëmtua dhe tre forca të sigurisë u plagosën.

Ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, tha se ekipet e shpëtimit janë dërguar në rajon, të cilët po ndjekin nga afër incidentin.

Bingoli është i rrethuar me male dhe liqene të shumta akullnajash, ndërsa së fundmi është bërë një destinacion popullor turistik.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?