Kepi i Rodonit

Tërmeti i dytë brenda ditës, kësaj radhe në detin Adriatik 5 km larg Kepit të Rodonit

23 Korrik 2020, 20:00| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 20:09

  • Share

Regjistrohet para pak minutash një tjetër lëkundje sizmike, por kësaj radhe jo në Fushë-Krujë, por në detin Adriatik. Tërmeti i regjistruar është me magnitudë 3.6 të shkallës rihter dhe me epiqendër detin Adriatik, rreth 5 km larg Kepit të Rodonit, në Durrës.

Sipas IGJEUM, tërmeti ka ndodhur në orën 19.23 dhe ishte me thellësi 28 km. Deri më tani nuk ka informacion për dëme materiale apo në njerëz.

Gjatë mëngjesit të sotëm, një tërmet me magnitudë 3.1 ballë i shkallës rihter është regjistruar në Fushë Krujë në orën 09:38 minuta. 

Postimi i IGJEUM

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?