Kronikë

Tërmeti i 26 nëntorit, 2 familje në Poliçan kërkojnë strehim: Pas 2 vitesh, ende jetojmë në çadra! Rindërtimi në hapat e fundit, pritet të përfundojë në 2022

6 Shtator 2021, 15:51| Përditesimi: 6 Shtator 2021, 16:01

  • Share

Teksa procesi i rindërtimit është në hapat e fundit, në Polican të Beratit ende disa familje ndjejnë pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Ky është viti i dytë që familja Kelmenti dhe Leka nga fshati Mbrakull jetojnë në cadra. Shtëpitë e tyre, të rrënuara totalisht nga tërmeti i 2 viteve më parë ende nuk janë rindërtuar, ndërsa banorët shprehen se nuk kanë përfituar as fondin.

“Shkojmë në bashkinë e Poliçanit ata na thonë se nuk ka ardhur fondi. Edhe dy muaj na ndajnë që prej rënies së termetit të 26 nentorit , që shtëpite tona u shemben dhe ende nuk është bërë asnjë gjë. Ne kërkojmë vetëm një dhomë e një kuzhinë sa për të futur kokëm shprehen dy familjarët . Po fleme në çader kemi frike nga gjarprinjte se kanë hyrë brenda në cadër. Cadra është grisur dhe tani po vjen dimër dhe nuk qëndrohet me në çadër, prandaj i bej thirrje qeverise Kryeministrit Edi Rama qe te zgjidh hallin tone”, tha Albana Kelmendi dhe Ana.

Drejt përfundimit pas tërmetit të 26 nëntorit, procesi i rindërtimit është thuajse në të gjitha zonat e prekura. Ministri i Shtetit për rindërtimin, tashmë zëvendëskryeministër Arben Ahmetaj ka deklaruar se ky proces do të përfundojë plotësisht në 2022.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 06/09/2021 18:55

    Ska mundsi qe shqiptaret akoma jetojn ne qadra , sepse kryemisri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?