Tërmeti/ Humb jetën 20-vjeçari me spektrin e autizmit në Lushnjë, mister rrethanat! Të afërmit: I ra infarkt nga paniku

14 Janar, 10:16| Përditesimi: 14 Janar, 14:55

  • Share

LUSHNJË- Një i ri ka humbur jetën në Lushnjë pas tërmetit që u regjistrua në mesnatë. Raportohet se ka ndërruar jetë 20-vjeçari, Daniel Rika, me spektrin e autizmit, por ende mbeten mister rrethanat e ngjarjes.

Policia në njoftimin për shtyp thotë se 20-vjeçari është gjetur i pajetë në dhomën e tij dhe se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. 

“Rreth orës 01:40, në banesën e tij në fshatin Çinarë, Lushnjë, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale shtetasi D. R., 20 vjeç, i cili është gjetur nga familjarët e tij, në dhomën e vet”, njofton policia.

Familjarët tregojnë se djali me autizëm ka humbur jetën në momente paniku, ndërsa e ëma kishte shkua ta merrte për të dalë jashtë.

Pas tërmetit. E kanë ngritur djalin dhe për momentin është trembur dhe i ka rënë infarkt. Ka rënë në tokë, i kanë dhënë pak ndihmë, por e pamundur.

Të afërmit nuk thonë shumë detaje se si ka ndodhur ngjarja, por ata theksojnë se i riu është çuar dhe ka rënë, më pas ka gjetur vdekjen.

“Nipi ka qenë i sëmurë. Mesa mora vesh unë është trembur është çuar dhe ka rënë dhe ka vdekur. Nuk e di se si ka rënë. Unë tani erdha në spital sepse isha te shtëpia dhe më thanë që e ka marrë ambulanca dhe e ka prurë. Ka qenë i vdekur kur e kanë sjellë në spital. Ai ishte i sëmurë, ka qenë shtruar”– tha një i afërmi i viktimës.

Të afërmit thonë se janë njoftuar nga familjarët se djali ka humbur jetën.

I afërmi: Iku me nusen, vajti te shtëpia dhe më tha që kishte vdekur çuni nga tërmeti.

Si nga tërmeti? Ishte në gjumë?

I afërmi: Më duket se po.

Nga çfarë probleme shëndetësore vuante?

I afërmi: Më duket se vuante nga ana mendore. Ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe merrte edhe kurime.

Po shtëpia ka pësuar dëme nga tërmeti?

I afërmi: Nuk di gjë.

Juve çfarë e keni familjen e viktimës?

I afërmi: Krushk.

Djali shkonte në shkollë dhe ndiqej me mësues të veçantë për shkak të autizmit dhe nuk kurohej nga ndonjë sëmundje tjetër. Familjarët presin ekspertizën mjeko ligjore për të tërhequr trupin e të ndjerit dhe për t'i bërë nderimet për në banesën e fundit.

Tërmeti me magnitudë 4.3 1 shkallës Rihter u ndje rreth orës 00.17 të 14 janarit. Epiqendra ishte në fshatin Shalës të Elbasanit, por lëkundjet u ndjenë edhe në qytete të tjera si Lushnjë, Fier, Durrës, Tiranë e Berat.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qobani: 14/01/2024 15:16

    Ska nevoj për panikë,ky ashtë vetën nji paralajmrim,mos rrini veshë hapur vetëm për vepra tkqija,merni parasysh edhe veprat e mira,të cilat na bajnë ma shum NJERËZOR

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?