Paniku mes tifozëve dhe futbollistëve

Tërmeti 6.9 ballë ndërpret ndeshjen në Panama, momente paniku mes futbollistëve dhe tifozëve (VIDEO)

7 Prill 2023, 12:06| Përditesimi: 7 Prill 2023, 12:50

  • Share

Momente paniku në Panama. Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë i shkallës Rihter goditi vendin dy ditë më parë, teksa pamjet e përjetimit të mbushin plot ankth. Sfida mes Atletico Chiriqui dhe Universitario në stadiumin “San Cristóbal” ka vijuar normalisht deri në minutën e 60-të kur lëkundjet e tokës tmerruan lojtarët në fushë dhe tifozët në shkallët e stadiumit.

Brenda pak çastesh, mbështetësit në shkallët e stadiumit u larguan me shpejtësi pasi ndeshja u ndërpre. Në video duket qartë sesi edhe kullat ndriçuese të stadiumit lëvizin fuqishëm dhe nuk gjejnë paqe. Dueli u ndërpre për më shumë se 30 minuta dhe vijoi më pas, teska asnjë tifoz nuk qëndroi në shkallët e stadiumit nga frika.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?