Epiqendra e tërmetit në Mal të Zi

Tërmeti 5.4 ballë në Mal të Zi vijoi me 30 paslëkundje

14 Mars, 08:57| Përditesimi: 14 Mars, 09:00

  • Share

1710403239_termetimaliizi.JPG

Mali i Zi u trondit nga një tërmet 5.4 ballë rreth orës 04:06 të mëngjesit të sotëm. Sipas shefes së Departamentit për Analizë dhe Përpunim të të dhënave Sizmologjike, Milena Tomanoviç, tërmeti me magnitudë 5.4 ballë u pasua me 30 tërmete të mëvonshme nga 3.5 ballë në 1.15 ballë.

Tomanoviç tha se ende nuk ka raportime nga terreni nëse ka pasur dëme materiale. Ndërkohë, Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji bëri me dije se epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra nga qytetit i Çaragjesë në komunën e Nikshiqit. Thellësia e tërmetit ishte prej 14 kilometrash.

Instituti shton se tërmeti mund të ketë shkaktuar disa dëme materiale në zonën epiqendrore, ndërkohë që tërmeti ka ndodhur në zonën kufitare të Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës.


Lajmi kryesor:

Tërmet 5.4 ballë në Malin e Zi, lëkundjet ndihen edhe në Shkodër, Lezhë e Tiranë


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?