Tërmeti 5.4 ballë në Mal të Zi, Ormëni për Report TV: U pasua nga 35 pas goditje! Lëkundjet u ndjenë dhe në Shkodër e Tiranë

14 Mars, 11:42| Përditesimi: 14 Mars, 12:01

  • Share

Tërmeti tronditës në Mal të Zi orët e para të mëngjesit të sotëm u diskutua në 'Sot Live në Shqipëri' me sizmiologun Rrapo Ormëni. Ai u shpreh në lidhje Skype për Nertil Agalliun, se ky tërmet u ndje në shumë vende përveç Malit të Zi, si Kroacia, Bosnja, Kosova, Shqipëria dhe Italia. 

'Është një tërmet që është ndjerë në të gjitha këto vende Mal i Zi, Kroaci, Bosnje, Kosovë, Shqipëri, Itali. Me një popullatë me 10 milionë banorë. 5.4 ishte magnituda me intensitet 7-8 Hyn tek tërmetet e cekët. Është tërmet mesatar. Tërmet të tilla janë në një perimetër që është karakteristikë në të gjithë rajonin Kroacinë Bosnjen, Malin e Zi, Kosovën, Shqipërinë. Tërmetet të tilla kanë rënë deri në 6.' thotë Ormëni.

Nga ana tjetër, sizmiologu shton se u pasua nga 35 pasgoditje, të cilat janë normale. Rajoni i Mesdheut thotë ai është rajoni ku ndodhin 15% të tërmeteve në botë. 

'Ka pasur mbi 35 pasgoditje me magnitudë 2 deri 4 . Janë normale për një tërmet të kësaj madhësie. Mund të vijojnë më javë dhe muaj. Futet tek tërmetet e cekët. Si i tillë, ndjeshmëria është më e madhe dhe aq më i madhe mund të jetë dëmtimi. Sa më i thellë tërmeti, efektet janë më të vogla. Në Podgoricë është ndjerë 5 deri në 6 ballë. Rreziku për tërmet qëndron. Ka disa zona sizmike si Kroacia, Bosnja,. Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Turqia, Greqia  ndodhin 15% e tërmeteve të botës. Është Mesdheu.

Karakteristikë që këto tërmete kanë shpeshtësi por edhe magnituda të ndryshme. Kanë arritur deri në 7 të shkallës Rihter. Kurse në Greqi mbi 7 gjithashtu në Itali dhe Turqi. Në këtë kuptim pavarësisht se jemi në Mesdhe, por kemi një ndryshim, tërmetet në vendin tonë e kanë pasur deri në 7 të shkallës Rihter.', shtoi Ormëni.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?