Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka

Tërmet, përmbytje e pandemi, Xhaçka: Emergjencat Civile të profilizuara për të reaguar

8 Tetor 2020, 10:09| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 10:18

  • Share

Në 3 vjet reformë, Emergjencat Civile janë modernizuar dhe profilizuar për përballimin e rreziqeve natyrore. Mbi 2 mijë efektivë janë trajnuar për të reaguar në tërmete, përmbytje apo edhe pandemi si kjo e Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, teksa pasqyron ndryshimet në këto 3 vjet, shprehet se ka nisur një proces ambicioz për modernizimin dhe transformimin e Emergjencave Civile.

 "Kemi nisur një proces ambicioz modernizimi e transformimi të emergjencave civile, duke kaluar një ligj të hartuar me mbështetjen e partnerëve, duke ngritur Agjencinë e Mbrojtjes Civile dhe duke mirëpajisur e trajnuar efektivët e FA të profilizuar për emergjencat. Mbi të gjitha kemi bërë progres në transformimin e qasjes ndaj rreziqeve natyrore, duke e kaluar fokusin, nga reagimi tek parandalimi".

Tashmë ambicja e emergjencave është sipas ministres Xhaçka anëtarësimi në Mekanizmin e BE-së për Mbrojtjen Civile. "Ia kemi dalë që në vetëm një vit, të arrijmë një nivel gatishmërie e operativiteti që në planet fillestare do të kishte kërkuar së paku 4 apo 5 vjet. Por sigurisht kemi shumë rrugë për të bërë akoma, derisa struktura për të cilën po punojmë të jetë e standardeve që kërkohen për t’u anëtarësuar në Mekanizmin e BE për Mbrojtjen Civile", shprehet Ministrja e Mbrojtjes.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?