Tërmet i fortë me magnitudë 5.2 në Greqi

3 Nëntor 2023, 08:21| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 09:01

  • Share

Një tërmet me magnitudë 5.2 rihter ka tronditur mëngjesin e sotëm Evian në Greqi. Tërmeti është ndjerë veçanërisht edhe në Atikë.

Siç raportojnë mediat fqinje, nga tërmeti ka dëmtime në dyqane si dhe shembie rrugësh pranë epiqendrës.

“Tërmeti ka ndodhur në një zonë malore, nuk ngjall shqetësim”, tha për protothema.gr sizmologu Kostas Papazachos .

Ndërkohë, banorët dhe studentët në Mantoudi, menjëherë pas tërmetit të fortë kanë dalë në rrugë. 

Nënkryetari i bashkisë Mantoudi, Yiannis Kantzouras tha se, "tërmeti ishte shumë i fortë dhe zgjati shumë, të gjithë kanë dalë në rrugë, qytetarët janë të friksuar po dridhet nga mundësia e një tërmeti më të madh".

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Evia: 03/11/2023 10:13

    Bashkia Katundi..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?