Tërmet me magnitudë 4.5 ballë në Evia të Greqisë! Regjistrohen edhe 7 pasgoditje

13 Prill, 08:00| Përditesimi: 13 Prill, 08:06

  • Share

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë rreth orës 05:23 të mëngjesit të së shtunës në Evia, ndërsa tërmeti u ndje edhe në Atikë.

Epiqendra e tërmetit ndodhej 2 kilometra në jug-juglindje të Vasilikos Istiia dhe thellësia u vlerësua në 18.7 kilometra, sipas Institutit Gjeodinamik.

Tërmeti me magnitudë 4.5 u pasua nga 7 pasgoditje të tjera deri në orën 7:30 të mëngjesit, ku më i madhi ndodhi në orën 6:36 të mëngjesit me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?