Dëmet e tërmetit në Ekuador

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 ballë në Ekuador, të paktën 14 të vdekur

19 Mars 2023, 07:58| Përditesimi: 19 Mars 2023, 08:10

  • Share

Një tërmet me magnitudë 6.5 goditi Ekuadorin të shtunën. Për momentin raportohet se janë 14 viktimat dhe 126 të plagosurit por mendohet se numri të jetë më i madh. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së regjistroi epiqendrën e tërmetit në rajonin bregdetar të Guayas, rreth 80 kilometra në jug të Guayaquil.

Tërmeti është ndjerë edhe në veri të Perusë, ku ka një viktimë. Goditja u regjistrua në orën 12:12 me orën lokale (18:12 në Shqipëri) në komunën ekuadoriane Balao, rreth 140 kilometra nga porti i Guayaquil dhe në një thellësi prej 44 kilometrash. Instituti Sizmologjik i SHBA-së  vlerësoi një magnitudë prej 6.8 ballë të shkallës Rihter, ndërsa autoritetet sizmologjike peruane e vlerësuan atë me 7.0.

Pasgoditjet janë paralajmëruar dhe Instituti Oqeanografik dhe Antarktik i Marinës Ekuadoriane ka siguruar që goditja "nuk i plotëson kushtet e nevojshme për të gjeneruar një cunami" në Paqësor . Peruja dhe Ekuadori ndodhen në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, një zonë kryesore e aktivitetit sizmik përgjatë bregut perëndimor të kontinentit amerikan.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?