Tërmet i fuqishëm në Turqi/ Banorët në panik hidhen nga ballkoni, mbeten 50 të plagosur

23 Nëntor 2022, 10:29| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 10:33

  • Share

Një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur një zonë të Turqisë perëndimore pranë qytetit të Duzce, rreth 210 km në lindje të qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit.

Lëkundjet e tërmetit ishin mjaft të forta, ndërsa janë ndjerë në Stamboll dhe në Ankara, ku sipas zyrtarëve mbetën të plagosur 50 persona, raporton BBC.

Në rajon është ndërprerë energjia elektrike dhe një banor ka mbetur i plagosur pasi është hedhur nga ballkoni. Gjithashtu një tjetër tërmet me magnitudë 4.7 u raportua rreth 20 minuta pas të parës.

Fotot nga agjencia turke Duzce të shkrepura gjatë natës tregojnë një grumbull njerëzish jashtë, të mbështjellë me batanije dhe duke përdorur zjarre të improvizuara për t'u ngrohur.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?