Tërmet i fuqishëm në Katania të Italisë

Tërmet i fuqishëm në Katania të Italisë, evakuohen qendrat tregtare

21 Prill 2023, 16:07| Përditesimi: 21 Prill 2023, 16:10

  • Share

Një tërmet i fortë është regjistruar ditën e sotme në Katania me magnitudë 4.4 deri në 4.9 ballë të shkallës Rihter në orën 14:06.

Tronditja është ndjerë nga popullsia në Katania, në komunat e provincës, por edhe në provincat e Enës, Raguzës dhe Sirakuzës. 

Të tmerruar njerëz të shumtë kanë dalë në rrugë, ndërsa në Katania, disa qendra tregtare janë evakuuar si masë paraprake.

Derimë tani fatmirësisht nuk është raportuar asnjë dëm.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?