Tërmet 5.2 ballë në Kroaci, dëmtime në banesa por nuk ka raportime për të lënduar (VIDEO)

28 Dhjetor 2020, 11:53| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 12:06

  • Share

Një tërmet prej 5.2 ballësh goditi Zagrebin në orën 6:28 të mëngjesit të hënën, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Sipas raportimeve të para, pas tërmetit të parë, zona e Petrinja u godit nga dy tërmete relativisht të forta në një periudhë të shkurtër kohore.

Tani për tani nuk dihet se çfarë dëmesh janë shkaktuar, por autoritetet kanë  konfirmuar dëmtime në disa ndërtesa dhe shumë njerëz tashmë po ankohen për muret e çara dhe oxhaqet në zonën e Sisakut.

Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare tha se tërmeti e kishte fuqinë prej 5.2 shkallësh të Richterit, ndërsa epiqendrën pranë qytetit Sisak - rreth 50 kilometra në jug të Zagrebit.

Tërmeti u pasua nga një dridhje tjetër, me fuqi prej 4.9 shkallësh.

Dridhjet e vendit u ndjenë edhe në Bosnje e Hercegovinë.

Në muajin mars, një tërmet prej 5.3 shkallësh të Richterit shkaktoi dëme të konsiderueshme në Zagreb. Një person vdiq dhe së paku 27 u plagosën.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?