'Tërbohet' Ronaldo, bërryl kundërshtarit dhe grusht arbitrit! Mbyll me të kuq gjysmëfinalen e kupës

9 Prill, 10:33| Përditesimi: 9 Prill, 15:36

  • Share

Në Arabinë Saudite vëmendjen e ka marrë Cristiano Ronaldo dhe këtë herë jo për mirë. Portugezi ishte protagonist i disa episodeve të shëmtuara në gjysmëfinalen e Kupës të humbur 2-1 kundër Al Hilal. Fituesi i 5 herë ‘Topit të Artë’ fillimisht goditi me bryll mbrojtësin kundërshtar, duke sjellë kaos në fushë dhe një karton të kuq nga arbitri.

Ndëshkimi tërboi Ronaldon i cili më vonë u pa duke ngritur grushtin ndaj arbitrit, por nuk e qëlloi atë. Këto episode rrezikojnë ta pezullojnë gjatë futbollistin e Al Nasrr, i cili tani nuk e ka më shkëlqimin e dikurshëm. Të paktën sa i përket golave dhe spektaklit që dhuronte në fushë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?