Novak Djokovic

'Tërbohet' Novak Djokovic , serbi humbet kreun e ATP! Mposhtet nga një 21-vjeçar dhe thyen raketën (VIDEO)

14 Prill 2023, 15:55
  • Share

Novak Djokovic i ka dhënë lamtumirën në fazën e 1/16 ATP së Monte Carlo Masters. Serbi është mundur pas tre seteve nga italiani Lorenzo Musetti duke mos i mbajtur nervat, teksa ka thyer edhe një raketë. Tanimë tenisti serb nuk është më në krye të renditjes ATP, teksa nuk ka marrë pjesë në shumë evente larg Europës, kjo për shkak se nuk dëshiron të vaksinohet kundër covid.

Në sfidën e humbur në turneun e Monte Carlos, Djokovic u mund nga Musetti, me 21-vjeçarin italian që ka përmbysur ndeshjen. Seti i parë foli për Djokovic, që e mbylli 6-4.

Në setin e dytë, Musetti do përgjigjej me 5-7, në një duel të luftuar dhe me polemika. Seti final bëri që serbi të turpërohej nga një 21-vjeçar, teksa shihej si sportisti kryesor për të ngritur trofeun në fundin e turneut. 4-6 fitoi Musetti, duke qenë mes 16 tenistëve më të mirë në Monte Carlo dhe eliminuar një nga ikonat e viteve të fundit në tenis.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?