Mourinho teksa ndëshkohet me të kuq gjatë ndeshjes

Tërbimi ndaj arbitrit të katërt, Mourinho dënohet nga drejtësia sportive në Seria A

1 Mars 2023, 12:57| Përditesimi: 1 Mars 2023, 12:59

  • Share

Në javën e 24 të Seria A Salernitana mori fitoren e parë të sezoni, pasi mposhti Romën 2-1. Shumë bujë në këtë sfidë bëri përjashtimi me karton të kuq i Mourinho-s, i cili për shkak të një episodi me protagonist Marash Kumbullën debatoi me arbitrin e katërt. Për pasojë kryesori e përjashtoi, ndërsa pas ndeshjes Mourinho tha se ‘arbitri i katërt e bëri qëllimisht pasi është nga Torino dhe ndeshja e ardhshme është kundër Juventusit’.

Për shkak të këtyre deklaratave drejtësia sportive vendosi të përjashtojë Mourinhon me 2 javë, ndërsa trajneri portugez tha se do të dënoncojë arbitrin e katërt.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?