HEC-i i Fierzës

Tepricat e ujit në HEC-in e Komanit do dërgohet në Fierzë! Në shkurt hapet thirrja, 2 mijë panele të tjera diellore për familjet

8 Janar, 14:57| Përditesimi: 8 Janar, 14:59

  • Share

Më shumë se 1900 familje kanë instaluar panelet diellore me çmim favorizues e të rimbursuar nga shteti. Ndërsa në shkurt do të hapet thirrja tjetër për të dhënë edhe 2 mijë panele diellore që do të përdoren për ngrohjen e ujit.

Ndërsa në sektorin energjetik brenda vitit do të nisë edhe projekti për të rritur rezervat në HEC-in e Fierzës, e cila nëpërmjet një sistemi pompimi do të marrë ujë nga HEC-i i Komanit, në mënyrë që të shmangen shkarkimet gjatë prurjeve të mëdha.

“Projekti është ‘Pump Storage’, pra do të pompojmë ujin nga rezervuari i Komanit në atë të Fierzës. E para ruan sigurinë me 30% të shkarkimeve në Koman, pasi baseni i Komani është i vogël, dhe hedhja e ujit në Fierzë na jep kapacitet prodhues, do sjellë rritje prodhimi dhe balancohen sistemet hibride të erës dhe diellit”, pohoi drejtori i KESH Ergys Verdho.

Kurse sa i takon TEC-eve lundruese, ende nuk ka një datë se kur do të nisin të prodhojnë energji, pasi janë në fazë kolaudimi e certifikimi.

Përgjatë vitit 2023 janë miratuar 64 leje për impiante fotovoltaike me kapacitet total prodhimi 603 megavat, si dhe janë licencuar 13 impiante eolike me fuqi 37 megavat.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?