Policia zbulon parcelën e kanabisit në Dropull/ Asgjësohen 2 mijë rrënjë, në kërkim autori

24 Korrik 2019, 08:52| Përditesimi: 24 Korrik 2019, 10:23

  • Share

GJIROKASTËR- 2 mijë rrënjë kanabis janë zbuluar në thellësi të një pylli në fshatin Fllomo në Dropull. Rrënjët e kanabisit u shkatërruan menjëherë ndërkohë që po punohet për të kapur autorët e kultivimit.

Aksioni anti-kanabis është shtrirë edhe në Tepelenë ku policia ka zbuluar 20 rrënjë kanabis në fshatin Dragot dhe ka bërë të mundur arrestimin e kultivuesit të tyre. Në pranga ka rënë Visar Bisha 29-vjeç.

Gazetari i Report tv Piro Nase raporton se ai i kishte kultivuar rrënjët e kanabisit në një zonë të thellë të pyllit të fshatit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?