Foto ilustruese

Tepelenë/ Iu gjetën në shtëpi 3 çanta me kanabis, shpallet në kërkim 57-vjeçari

5 Shkurt 2020, 14:36| Përditesimi: 5 Shkurt 2020, 14:42

  • Share

TEPELENË- Një 57-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi në shtëpinë e tij u gjetën 3 çanta me lëndë narkotike me peshë 50 kilogram.

Lënda narkotike  e llojit Canabis Sattiva,u gjet në ambjentet e baxhos së vjetër të personit H.Harizi në fshatin Luzat të Tepelenës.

Sipas policisë, materialet iu dërguan gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe u bë shpallja në kërkim e tij.

Tashmë po punohet për kapjen e autorit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?