Tepelenë/Sherri mes pronares së lokalit dhe tregtarit ambulant, Report Tv sjell videon! Momenti kur i riu i lag makinën me benzinë e tenton t’i vërë flakën

22 Prill 2023, 09:35| Përditesimi: 22 Prill 2023, 12:27

  • Share

TEPELENË- Report Tv ka siguruar videon e tentativës së djegies së dy automjeteve në Ujë të Ftohtë në Tepelenë. Mësohet se e gjitha ka ardhur pasi një pronare e një lokali, e identifikuar si  L. Guma ka denoncuar për kanosje Bajram Qibini.

Ky i fundit në shenjë hakmarrjeje bashkë me vëllanë e tij, Klejdi Qibini i lagu me benzinë makinën e 31-vjeçares. Në videon e siguruar nga Repor TV, shihet momenti kur 2 vëllezërit tenton t’i vë flakën, por ndalohet nga persona të tjerë.

Tentativa e zjarrvënies erdhi pas sherrit mes pronares së lokalit në Ujë të Ftohtë dhe tregtarit ambulant. 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?