Foto ilustruese

Tepelenë/ Shoferi humb kontrollin mbi automjetin dhe del nga rruga, 3 të plagosur

9 Mars, 17:37| Përditesimi: 9 Mars, 17:41

  • Share

Tepelenë - Një automjet ka dalë nga rruga në aksin rrugor Krahës-Malas, pasi shoferi ka humbur kontrollin e makinës gjatë drejtimit.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur shoferi i identifikuar me inicialet E.M.1 41 vjeç, si dhe dy pasagjeret që ndodheshin në këtë automjet.

“Rreth orës 15:05, në aksin rrugor “Krahës-Malas”, shtetasi E. M., 41 vjeç, banues në Memaliaj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. M. dhe 2 pasagjere në automjetin që drejtonte ai”,-njofton policia.

Të tre të plagosurit janë dërguar në spital, ku janë jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?