Tepelenë/ Shiste doza kanabisi në afërsi të shkollave, arrestohet 65-vjeçari, procedohet një tjetër

6 Mars, 10:39| Përditesimi: 6 Mars, 11:09

  • Share

TEPELENË - Vijojnë intensivisht dy megaoperacionet policore “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”.

Policia ka arrestuar një 65-vjeçarin J.G. dhe ka nisur një procedime në gjendje të lirë për L.S., 42 vjeç të dy banues në Tepelenë.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas të implikuar në veprimtari kriminale u vu në pranga J.G. gjatë kontrollit më pas në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 600 g kanabis, 500 fara kanabis, 1 peshore elektronike, 1 armë zjarri, 1 armë e ftohtë, 254 000 lekë dhe 620 euro si dhe 2 celularë.

Lëndën narkotike, J.G. e shiste në doza të ndara në afërsi të shkollave.

Ndërsa L.S. u kap në flagrancë teksa blinte doza kanabisi tek 65-vjeçari, për të cilën nisi procedimi ndaj tij. 

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?