Foto ilustruese

Tepelenë/ Përplasen dy automjete orët e para të mëngjesit! Një 51-vjeçar rrëzohet aksidentalisht nga lartësia e banesës së tij

13 Mars, 09:27| Përditesimi: 13 Mars, 09:31

  • Share

TEPELENË - Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tepelenë-Krahës.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 06:00 automjeti me drejtues T.H., 39 vjeç, banues në Mallakastër u përplas me automjetin me drejtues R.S., 20 vjeç, banues në Sarandë. Ky i fundit ka marrë dëmtime të lehta dhe po mjekohet në spital.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme në Tepelenë, një 51-vjeçar V.K. është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e banesës së tij dhe ndodhet në spitalin e Gjirokastrës në kujdesin e mjekëve.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?