Kanabisi në fshatin Përparimaj

Tepelenë/ Gjenden 37 bimë kanabisi të kultivuara në zona të pyllëzuara në Përparimaj, vihet nën hetim kryetari i fshatit

4 Gusht 2023, 13:20| Përditesimi: 4 Gusht 2023, 13:24

  • Share

Rreth 37 bimë kanabsi janë zbuluar në fshatin Përparimaj, në Memaliaj. Për pasojë është vënë nën hetim për moskallëzim krimi kryetari i këtij fshati, ndërsa kultivuesit nuk dihen e ende.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, Policisë Memaliaj ka gjetur në një zonë të pyllëzuar 37 bimë kanabisi të kultivuara, të cilat u asgjësuar me anë të djegies.

Ndërsa ende nuk dihen kultivuesit e bimëve narkotike, policia ka vënë nën hetim P. H., 66 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Përparimaj, Memaliaj, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. 

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Katrori: 05/08/2023 18:08

    37 mije donit te thonit? Si ka mundesi qe nuk raportohen bimet e kanabisit ne vlore e tepelene se ato jane ustallare te atij zanati… apo te jene ndergjegjsuar valle?!?!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?