Foto ilustruese

Tepelenë, dhunuan 2 motra dhe i nxorën nga banesa për të cilën janë në gjyq, 5 persona nën hetim

19 Gusht 2022, 13:34| Përditesimi: 19 Gusht 2022, 13:58

  • Share

5 persona në Tepelenë janë vënën nën hetim pasi hynë dhe nxorën me dhunë nga shtëpia ku banonin 2 motra në fshatin Progonat, pasi pretendojnë pronësinë mbi banesën. Personat e përfshirën në ngjarje janë aktualisht në proces gjyqësor për këtë çështje.

Ngjarja ka ndodhur më datë 18 gusht, ku 5 personat kanë hyrë në banesë ku ndodheshin dy motrat, 58-vjeçarja me iniciale A.H dhe motra e saj me iniciale V.D. Duke tentuar për t’i nxjerrë me forcë nga banesa, njëra prej motrave me iniciale V.D., ka marrë dëmtime në njërën dorë.

Si rezultat, janë vendosur nën hetim 5 personat e përfshirë në ngjarje, të cilët janë: një 50 vjeçar me iniciale G.L dhe një 59-vjeçar me iniciale Sh.G, të dy nga Tepelena, po ashtu, një 60-vjeçar me iniciale V.C., një 34-vjeçar me iniciale A.G., dhe një 42-vjeçar me iniciale A.I, të tre nga Tirana.

Materialet në ngarkim të 5 shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?