Foto ilustruese

Tepelenë/ Automjeti i policisë përplaset me fugonin

19 Janar, 23:00| Përditesimi: 19 Janar, 23:06

  • Share

Tepelenë - Një automjet tip “Ford” i Policisë së Shtetit është përplasur me një fugon të një shoqërie private të ruajtjes dhe sigurisë fizike mbrëmjen e kësaj të premteje në Tepelenë.

Nga përplasja e automjetit të policisë me drejtues efektivin me inicialet G.S. me furgonin e tip "Fiat" e shoqërisë private nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Njoftimi i policisë: Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur "Bypassi", është përplasur një automjet  tip "Ford"  i Policisë që drejtohej nga  shtetasi G. S (punonjës policie) me fugonin tip "Fiat" të një shoqërie  private të  ruajtjes dhe sigurisë fizike  me drejtues mjeti shtetasin V. D,”,- njofton policia.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë kryer veprimet administrative për këtë rast.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?