Teodor Keko përmes poezisë në ‘Shtëpinë Studio Kadare’! Kreshnik Mazrekaj tek ‘Agimi’ Nis ‘Stina Koncertore Pranverë 2024’ pranë ‘Arteve’

27 Mars, 09:44| Përditesimi: 27 Mars, 10:36

  • Share

Muzikologu e dirigjenti i njohur Eno Koço mban sot në orën 11.00 në Akademinë e Shkencave Lectio Magistralis me temë “Muzika si inteligjencë emocionale”.

Organizohet sot në orën 18.00 në "Shtëpinë Studio Kadare" një mbrëmje poetike dedikuar poetit Teodor Keko, me pjesëmarrjen e bashkëshortes Xhuli Kekos.

Artisti Kreshnik Mazrekaj ( i quajtur "Soulmate") mban sot në orën 18.00 në Qendrën e Artit "Agimi" në Tiranë një seminar dhe performancë muzikore.

Fakulteti  i Muzikës në Universitetin e Arteve, nis sot në orën 19.00 "Stinën koncertore Pranverë 2024" me "Jazz in spring" (me pjesëmarrjen e muzikantëve Gent Rushi, Emiljan Dhimo, Andi Kongo, Angjelin Toma, Brikel Guga).

Jetësohet  sot në orën 19.00 në skenën e teatrit "Skampa" në Elbasan komedia  “Zëra pas skene” me regji nga Helidon Fino.

Shfaqet sot në orën 19.00 në Akademinë e Marubit në Tiranë filmi "Luaneshat e kodrës" (“La colline ou rugissent les lionnes”) nga Luana Bajrami.

Profesor i elektronikës, si dhe poet, Besnik Camaj, themelues i Shkollës shqipe në Zvicër dhe promotor i autorëve shqiptar, mban sot në orën 12.00 në Bibliotekën "Marin Barleti" në Shkodër një bisedë me temë "Inteligjenca artificiale dhe poezia".

Teatri "Andon Zako Çajupi" në Korçë mban sot e nesër në orën 11.30 dhe 13.30 shfaqjen me kukulla “Aventurat e Pulçinelës” nga Paolo Comentale.

Tragjedia "Medea" e Euripidit shfaqet edhe sot në orënn 18.00 në teatrin "Bylis" në Fier, me interpretimin e të rinjve të shkollës "Jakov Xoxa".

Vijon edhe sot në orën 18.00 në Teatrin Kombëtar performanca "Udhëtimi i ndërmjetëm i sporeve", nga Federica Altie, që mbahet në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës.

A.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?