Porti i Durrësit

Tentuan të kalonin drejt Italisë me dokumente të falsifikuara, arrestohen dy turq në Portin e Durrësit

6 Mars 2020, 08:44| Përditesimi: 6 Mars 2020, 08:51

  • Share

DURRES - Dy shtetas turq janë arrestuar në portin e Durrësit pasi po tentonin të kalonin kufirin në drejtim të Italisë me dokumente bullgare dhe greke të dyshuara si të falsifikuara.

I. Y., 44 vjeç dhe A. S., 67 vjeç u vunë në pranga nga Shërbimet e Policisë Kufitare në portin e Durrësit, pasi ditën e djeshme ishin nisur drejt shtetit fqinj.

Njoftimi i plotë i policisë

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas turq, pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare në portin e Durrësit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, konkretisht atë të kalimit të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

I. Y., 44 vjeç dhe A. S., 67 vjeç, të dy shtetas turq, pasi më datë 05.03.2020, në P. K. K. Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin në drejtim të Italisë, me dokumente bullgare dhe greke të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?