Mike Gill

Tentuan t’i vidhnin makinën, ish-anëtari i administratës së Trump qëllohet me armë

31 Janar, 16:00
  • Share

Anëtari i administratës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, është qëlluar me armë në Washington D.C. gjatë një tentative për t’i vjedhur makinën.

Lajmin e ka njoftuar familja e tij ku kanë bërë më dije se ai është në gjendje të rendë.

Sipas Fox News, Mike Gill është sulmuar ndërsa autori ishte futur në makinë. Sapo Gill është futur në makinë ështe qëlluar dhe autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Nga policia kanë bërë të ditur se tentim vjedhja e mjetit të Gill, ishte një ndër shumë rastet dhe incidentet e ngjashme që kishin ndodhur të njëjtën natë në kryeqytetin amerikan.

Gill ishte viktima e parë e një sulmi të tillë, ka bërë të ditur Erica Richardson, zëdhënësja e familjes Gill. Nga viti 2016 deri në vitin 2019, Gill ishte shef i stafit të J. Christopher Giancarlo, në atë kohë kryetar i Komisionit të Tregtisë së Mallrave të SHBA-së.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?