Pamje nga makina e aksidentuar

Tentuan t’i shpëtonin policisë, aksidentohet automjeti plot me drogë në kufirin greko-shqiptar, dalin detajet e para

28 Mars 2023, 18:58| Përditesimi: 28 Mars 2023, 19:00

  • Share

Një automjet ka tentuar që t’i largohet policisë greke në kufirin greko-shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në Igumenicë, ku mjeti i ndaloi policëve, por më pas shtoi shpejtësinë. Mjeti është gjetur më pas i aksidentuar, i përplasur me trafikndarëset.

Brenda në mjet janë gjetur 2 çanta me 32 pako që përmbanin 32 kg marijuanë. Po ashtu janë sekuestruar edhe 400 euro dhe 3 celularë, ndërsa janë arrestuar shoferi dhe pasagjerja femër.

Përfitimi i parashikuar nga trafikimi i sasisë së sekuestruar të drogës kap shumën prej 81 435 euro.

Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë Penale Thesproti. Bëhet e ditur se që nga fillimi i vitit, Prokuroria e Drogës pranë Nëndrejtorit të Sigurisë Igumenicë ka zbuluar (6) ngarkesa droge dhe ka sekuestruar gjithsej 335 kilogramë kanabis të papërpunuar.

Nga hetimet policore rezultoi se i arrestuari kishte ardhur nga një zonë e Greqisë së Veriut me qëllim marrjen, transportimin dhe trafikimin e mëtejshëm të drogës në tregun vendas.

Që nga fillimi i vitit, nga shërbimi i mësipërm janë identifikuar 6 ngarkesa droge dhe janë sekuestruar 335 kg kanabis të papërpunuar.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?