Policia është vënë në ndjekje të autorëve të cilët tentuan që të grabisin me armë një banesë në fshatin Prush të Tiranës. Autorët kanë qenë me një makinë ‘Audi’ ngjyrë të bardhë dhe kanë qlluar drejt efektivëve.
Report Tv mëson se policia është vënë ndjekje të makinës me targa AA943SG, e cila është larguar në drejtim të Liqenit të Thatë. Rezulton se targa është e vjedhur.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ ‘Jemi policë’, 3 autorë të armatosur tentojnë të grabisin një banesë në Prush! Shkëmbim zjarri me efektivët! Largohen drejt Liqenit të Thatë me ‘Audi’ me targa të vjedhura
SI.E./ReportTv.al