Lënda narkotike e sekuestruar

Tentuan të trafikonin kanabis, kateminë dhe ekstazi drejt Malit të Zi, arrestohen 4 persona në pikën kufitare të Muriqanit (EMRAT)

28 Gusht 2022, 10:50| Përditesimi: 28 Gusht 2022, 11:03

  • Share

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi tentuan të trafikonin kanabis, kateminë dhe ekstazi drejt Malit të Zi. Ata janë identifikuar si Anton Voci, 24 vjeç, banues në Kurbin, Laç; Ertjen Hysa, 23 vjeç, banues në Kuçovë; Nikola Paravani, 22 vjeç, banues në Tiranë; dhe Enver Idrizi, 64 vjeç , banues në Shkodër.

Ata janë paraqitur në pikën kufitare të Muriqanit, në dalje të Shqipërisë, me automjetin tip “Benz” që drejtohej nga Enver Idrizi ndërsa tre të rinjtë ishin pasagjerë. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm 4 personat dhe automjetin me të cilin qarkullonin.

Si rezultat i kontrolleve fizike që shërbimet e Policisë ushtruan ndaj tyrr, u gjetën sasi të ndryshme, të ndara në pako, lëndësh narkotike kanabis, ketaminë dhe ekstazi, të cilat, nga veprimet hetimore, rezulton se do t’i trafikonin drejt Malit të Zi. Në kuadër të operacionit të koduar 'Ekstazi' që u zhvillua nga strukturat e DVP dhe DVKM, Shkodër, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale lëndët narkotike, së bashku me automjetin me të cilin këta shtetas qarkullonin, shuma parash dhe 5 aparate celulare.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

 

Ora 10:53
EMRAT/ Kush janë 4 të arrestuarit që tentuan të trafikonin lëndë narkotike drejt Malit të Zi

1661676986_Muriqan.jpg

Anton Voci, Ertjen Hysa, Nikola Paravani dhe Enver Idrizi janë 4 personat e vënë në pranga nga policia e Shkodrës pasi tentuan të trafikonin lëndë narkotike drejt Malit të Zi. 

Komento

Komente

  • lkoli: 28/08/2022 15:55

    Shoferi eshte bashkpuntore apo viktime è ketyre te rinjeve miks?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?