Kronikë

Tentuan të trafikonin jashtë vendit 9 kilogramë kanabis, në pranga 4 persona në Sarandë

9 Tetor 2021, 13:00| Përditesimi: 9 Tetor 2021, 13:18

  • Share

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Sarandë, të cilët u kapën duke tentuar të trafikojnë 9 kilogramë kanabis jashtë vendit.

Mësohet se në pranga kanë rënë Dritan Delishi 35 vjeç, 35 vjeç, Litavit Laci 23 vjeç, lindur dhe banues në Bulqizë, Ylli Daci 23 vjeç, lindur dhe banues në Bulqizë  dhe Flori Bardhi 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Sarandë.

Laci dhe Bardhi në bashkëpunim dhe me 2 personat e tjerë, u kapën gjatë tentativës për ta transportuar kanabisin jashtë vendit nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Konispolit.

Vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

1633778281_1633777322Capture.JPG

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?