Tentuan të trafikonin armë e municione nga Shqipëria në Greqi, arrestohen 2 persona në Kapshticë

6 Tetor 2023, 19:15| Përditesimi: 6 Tetor 2023, 19:26

  • Share

KAPSHTICË-  Dy persona kanë rënë në pranga pasi tentuan të trafikojnë armë nga Shqipëria drejt Greqisë. Bëhet fjalë për Xhimi Hoxhën e Miklovan Veliun

Policia ndaloi për kontroll automjetin tip "Benz" me drejtues Xhimi Hoxhën dhe pasagjer 40-vjeçarin Milovan Veliun. Gjatë kontrollit me skaner u krijuan dyshime se në sedijen e prapme të automjetit ishin fshehur sende të kundërligjshme dhe për këtë arsye efektivët e policisë ushtruan kontroll më të detajuar ku gjetën 3 armë zjarri automatik, 1 pistoletë, 5 krehra me fishekë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Xhimi Hoxha 41 vjeç ka qenë i dënuar më parë për veprën penale "Moskallëzimi i krimit").

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Komisioni Hetimor për Shëndetësinë do të prodhojë rezultat?